Ballkani ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me tre lojtarë, përcjell Klan Kosova.
“Tifozë të dashur, duke falenderuar secilin futbollist veç e veç, të cilët kanë kontribuar për fanellën e FC Ballkanit, ju njoftojmë se kemi ndërprerë bashkëpunimin me këta lojtarë: Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
“Klubi i dëshiron suksese çdo njërit prej tyre në vazhdimësi të karrierës, duke vlerësuar gjithçka kanë dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e jona”.
The post Tre futbollistë largohen nga Ballkani appeared first on Klan Kosova.

