Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dha sërish mbështetjen Presidentit amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe, një ditë para shpalljes së fituesit.

“Jepini Donald Trump Çmimin Nobel për Paqe — ai e meriton!” shkroi Netanyahu në X, shoqëruar me një emoji të medaljes së artë dhe një ilustrim të presidentit duke pranuar çmimin dhe duartrokitjeve të turmës.

Trump njoftoi të mërkurën se Izraeli dhe Hamasi ranë dakord mbi fazën e parë të një marrëveshjeje paqeje të propozuar nga SHBA-ja, që përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelite dhe një tërheqje të pjesshme të trupave izraelite nga Gaza.

Lufta që nisi më 7 tetor 2023 nga sulmi i Hamasit ka lënë mbi 67,000 palestinezë të vrarë dhe rreth 1,200 izraelitë.

Netanyahu e kishte nominuar Trump për çmimin në korrik, duke përmendur rolin e SHBA-së në goditjen e programit bërthamor të Iranit dhe ndërmjetësimin e armëpushimit.

“Trump ka pretenduar se ka ndihmuar në përfundimin e shtatë konflikteve gjatë mandatit të tij të dytë, përfshirë Izraelin dhe Iranin, Ruandën dhe Kongon, Armeninë dhe Azerbajxhanin, Tajlandën dhe Kamboxhian, Indinë dhe Pakistanin, Egjiptin dhe Etiopinë, si dhe Serbinë dhe Kosovën”, shkruan Politico.eu.

Roli i tij në arritjen e armëpushimit në Gaza ka marrë vlerësime nga liderë ndërkombëtarë dhe nga qytetarët në Izrael dhe Gaza.

Çmimi Nobel për Paqe jepet çdo vit për individin që ka kontribuar më shumë për paqen midis kombeve. Ish-presidenti Barack Obama e mori çmimin në 2009.

Latest news
Related news