Trump shpall ‘Ditën e Çlirimit’ për ekonominë amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump shpall ‘Ditën e Çlirimit’ për ekonominë amerikane, duke paralajmëruar tarifa të gjera kundër importeve globale. BE paralajmëron hakmarrje të ashpër, ndërsa Britania përgatitet për çdo skenar. Tregtia botërore në buzë të përplasjes.

Një furtunë tarifore me potencial global po shpërthen nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar atë që e quan ‘Dita e Çlirimit’, një moment historik që, sipas tij, do t’i jape fund ‘varësisë së turpshme’ të Amerikës nga importet e huaja. Në orën 16:00 me kohen lokale, bota do të dëgjojë shpalljen e një sërë tarifash që mund të tronditin zinxhirët globalë të furnizimit, të rrisin çmimet, dhe të hapin një kapitull të ri në betejën tregtare ndërkombëtare.

Ndërkohë, në Londër, kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëron se ‘asgjë nuk përjashtohet’ në përgjigje të vendimit të presidentit Trump. Ai shton se qeveria e tij po përgatitet për të gjitha skenarët, ndërsa bisedimet për një marrëveshje tregtare SHBA?MB vazhdojnë me intensitet. Një ndjenjë e qartë nervozizmi ka kapluar jo vetëm qeveritë evropiane, por edhe gjigantët e industries farmaceutike që po takohen në Londër, me shqetësimin se tarifat mund të përfshijnë ilaçe jetike dhe përbërës të tyre.

Rrjedhat e kësaj politike agresive pritet të ndihen menjëherë. Deri tani, presidenti Trump ka vendosur një sërë tarifash që përfshijnë: 10% në mallrat kineze (rritur më pas në 20%), 25% në importet nga Meksika dhe Kanadaja, tarifa të reja për çelikun, aluminin dhe makinat, me një ndikim të pashmangshëm në çmimet botërore.

Bashkimi Evropian është përgjigjur me paralajmërime për një ‘përgjigje të ashpër dhe të kalibruar’.

Latest news
Related news