Presidenti Amerikan Donald Trump tha ditën e Hënë se Microsoft është në bisedime për të blerë TikTok dhe tha se do të preferonte të shikonte një rivalitet për blerjen e aplikacionit.
TikTok, aplikacion i cili ka 170 milionë përdorues Amerikanë, doli offline për pak orë pasi kompania Kineze ByteDance dështoi të shiste aplikacionin, një manovër e kërkuar me ligj i cili hyri në fuqi më 19 Janar.
Pasi mori drejtimin e vendit më 20 Janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke shtyrë bllokimin edhe me 75 ditë të tjera. Javën e kaluar Trump tha se ishte në bisedime me disa palë për të blerë TikTok dhe me shumë gjasa një vendim për të ardhmen e aplikacionit do të merrej brenda 30 ditësh.
Trump tha se ishte i hapur që miliarderi Elon Musk ta blinte aplikacionin, por vetë ky i fundit nuk ka komentuar ofertën e presidentit Amerikan.
Së fundi startupi AI Perplexity kishte bërë një propozim për tu shkrirë me TikTok ku qeveria Amerikane do të kishte gjysmën e kompanisë së re. Kujtojmë se në 2020-ën Microsoft u shfaq si një prej pretendentëve kryesorë për blerjen e TikTok, përpjekje që dështuan.
/PCWorld Albanian



