Tubimi zgjedhor: Komandantët kërkojnë votën në Fushë-Kosovë (VIDEO)

Koalicioni i partive të tubuara rreth AAK-së, mbajti tubim në Fushë-Kosovë.

Askush nuk refuzoi t’i përshëndeste katër liderët e koalicionit kur mbërritën te vendtakimi, raporton Klan Kosova.

Kryesori i koalicionit që e kanë kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ndodhet në ShBA, dhe nga atje njoftoi që të enjten u prit në Pentagon, konkretisht në departamentin amerikan të Mbrojtjes.

Diskutimet gjatë takimit tha që ishin për partneritetin strategjik mes ShBA-së dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO përmes Planit Aksional.

Vëllai i tij, Dauti, e kritikoi kryeministrin aktual për raportet me shtetet fqinje, dhe jo vetëm për këtë.

E nga ana tjetër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u kërkoi të pranishmëve që në këto zgjedhje të ia mbyllin derën mashtrimit e shpifjes.

Premtime bënë edhe dy kandidate për deputete nga Fushë-Kosova, derisa përshëndetën në veçanti dikë që e kthyen kah vetja. /Klankosova.tv

The post Tubimi zgjedhor: Komandantët kërkojnë votën në Fushë-Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news