Një turist nga Gjermania ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti të regjistruar këtë të shtunë, teksa udhëtonte me biçikletë në rrugën kombëtare Përmet–Çarçovë.
Ngjarja është regjistruar gjatë kohës që grupi i turistëve po pedalonte në këtë zonë. Sipas informacioneve, turisti Klaus Mëler, 65 vjeç, ka rrëshqitur me biçikletë dhe ka pësuar lëndime fizike, shkruan Euronews.al, raporton klankosova.tv.
Pas incidentit, ai është transportuar menjëherë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.



