“U hoq nafta falas”, fermerët e Shqipërisë protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e Shqipërisë protestuan sot para Ministrisë së Bujqësisë atje.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për heqjen e naftës pa taksa si dhe për shtrenjtimin e inputeve bujqësore.

“Vetëm fjalë boshe na japin, asnjë subvencionim. Vetëm gënjeshtra! Këta mbështesin prodhimin serb dhe prodhimin grek. Jemi të falimentuar”, tha njëri prej protestuesve.

“Ministria e Bujqësisë të na mbështesë, të paktën ta marrim naftën si jahtet. Nëse qeveria nuk do, atëherë do të hamë plehrat e serbit”, shtoi fermeri për a2cnn.

Latest news
Related news