Arratisja u bë, ndëshkimin jo vetëm me burg, por edhe me largim nga puna disa nga gardianët e morën. Mirëpo, nga rrëfimet që Kiks Kosova nga këta të fundit mori, lind një dilemë e re.
Kjo pasi sipas Imer Shalës, ai nuk ka pranuar asnjëherë ndonjë letër lajmërimi se i është shkëputur marrëdhënia kontraktuale që ka pasur me burgun e Dubravës.
Përmes një shkrese, ai ka kërkuar si provë shtesë në procesin gjyqësor për vendimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, për suspendim apo ndërprerjen e marrëdhënies së punës.
Këtë kërkesë, Imer Shala, që kishte qenë oficer korrektues e kishte bërë më 9 qershor të vitit 2017, mirëpo sipas Burgut në arkivin e SHKK-së nuk ekziston një vendim i tillë.
“E kam shqytuar çështjen e kërkesës tuaj dhe dëshiroj të ju njoftoj se në bazë të dosjes tuaj personale e cila gjendet në arkivin e SHKK-aë nuk ka vendim i cili e vërteton suspendimi apo ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Z.Imer Shala.”
Por ndryshe, kanë thënë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë.
Kjo pasi sipas tyre, Komisioni Disiplinor më 15 prill 2008, një vit pas arratisjes kishte marrë vendim për dy ish-zyrtarët që t’ua ndërprerë punën.
“Më datë 15.04.2008, Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me të dy zyrtarët në fjalë, për shkak të shkeljes së rëndë disiplinore. Të dy zyrtarët kanë shfrytëzuar mjetet juridike duke ankimuar këtë vendim fillimisht në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe më pas edhe në instancat gjyqësore. Më datë 21.03.2011, Gjykata Supreme e Kosovës, me aktgjykimin e saj, ka konfirmuar dhe e ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Disiplinor.”
Lidhur për këtë situatë, mbrojtësit e të dy palëve kishin parashtruar padi për rikthim në vendin e punës.
Lënda për Imerin dhe Izetin, vazhdon të jetë në rigjykim pa asnjë vendim final.
The post U larguan nga puna pa asnjë vendim – gardianët të mllefosur me burgun e Dubravës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



