Një fëmijë është goditur nga një veturë.
Ngjarja ka ndodhur sot në Rahovec.
Klankosova.tv. mëson se i dyshuari për aksidentin e ka dërguar fëmijën për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe është larguar.
Pas trajtimeve fillestare, është transferuar për trajtim në Prishtinë.
Sipas infove që ka Klankosova.tv fëmija gjendjen e ka stabile dhe ka lëndime të lehta.
Ndërkohë, pas një pune intensive, policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar.
I njëjti është shoqëruar në stacion për t’u intervistuar.
Derisa në fshatin Llazicë të Malishevës, ka qenë edhe një aksident tjetër vetëm me dëme materiale.
Aksidenti ka ndodhur për arsye të kyçjes jo të sigurtë.
Si pasojë e aksidentit, të shqetësuar kanë mbetur nëna dhe fëmija./ Klankosova.tv.



