Laurinë Gashi shkëlqen në Hungari, fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Junior, e cila po zhvillohet në Paks të Hungarisë.

Sipas njoftimit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Gashi siguroi medaljen pasi mposhti me “ippon” xhudisten suedeze Sofia Cordova.

Federata e Xhudos e ka uruar Laurinën për suksesin e arritur në këtë garë ndërkombëtare./Klankosova.tv

Latest news
Related news