Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar atë si një ngjarje që i dha vendit jehonë ndërkombëtare.
Sipas Ramës, Shqipëria nuk organizoi vetëm një koncert, por një aktivitet që, falë famës globale të artistit dhe shpërndarjes së gjerë në rrjetet sociale, u kthye në lajm në mbarë botën.
“Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti”.
“Kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Kjo qasje duket sikur ha debat. Ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend. Zhvillimi nuk është bukë me madhësi fikse”, theksoi ai.



