Anglia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1, në një sfidë që u shoqërua me polemika të mëdha rreth golit të barazimit të realizuar nga Jude Bellingham në fundin e pjesës së parë.
Sipas pretendimit të Nyland, topi i goditur prej tij nga gjuajtja e portës kishte prekur kabllon gjatë fluturimit, çka sipas rregullave do të nënkuptonte ndërprerjen e lojës dhe anulimin e aksionit që përfundoi me gol.
Megjithatë, gjyqtarët e VAR-it analizuan situatën dhe konstatuan se topi nuk kishte pasur asnjë kontakt me ndonjë objekt të jashtëm gjatë gjithë trajektores së tij, duke bërë që goli të pranohej si i rregullt, transmeton Klankosova.tv.
Debatet vazhduan edhe pas përfundimit të ndeshjes, me shumë tifozë dhe analistë që vunë në pikëpyetje vlefshmërinë e golit të Anglisë dhe ndikimin e tij në kualifikimin për në gjysmëfinale.
England’s equaliser should NOT have stood!
The ball struck a camera cable from Norway’s goal-kick, clearly affecting its trajectory.
Under IFAB laws, the cable is an outside agent. Play should have been stopped and restarted with a dropped ball.
pic.twitter.com/gR29oxsfE7— City Chief (@City_Chief) July 12, 2026
Për t’i dhënë fund polemikave, FIFA publikoi të dhënat zyrtare të marra nga teknologjia e topit inteligjent, e njohur si “Connected Ball”, e cila përdoret gjatë kësaj Kupe të Botës për të ndihmuar gjyqtarët në marrjen e vendimeve.
Sipas grafikës së publikuar nga FIFA, momenti kur Nyland e godet topin nga gjuajtja e portës është regjistruar me saktësi, ndërsa të dhënat e çipit të integruar brenda topit dëshmojnë se gjatë gjithë fluturimit nuk është regjistruar asnjë kontakt me kabllon apo me ndonjë objekt tjetër të jashtëm.
Në këtë mënyrë, FIFA konfirmoi se goli i Jude Bellinghamit ishte plotësisht i rregullt dhe se vendimi i gjyqtarëve për ta pranuar atë ishte i drejtë.



England’s equaliser should NOT have stood!