U raportua si i zhdukur, gjendet i sigurt 34-vjeçari në një objekt të braktisur në Prizren – familja e tronditur por e lehtësuarSinjali

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Pas tri ditësh ankthi dhe pasigurie, historia e zhdukjes së Granit Çoçajt, rreth 34-vjeçar, nga fshati Lubizhdë e Prizrenit ka marrë fund me një zhvillim pozitiv: ai është gjetur i gjallë.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se pas hetimeve të intensifikuara nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, është arritur të lokalizohet viktima në mëngjesin e 20 majit 2025.

Granit Çoçaj është gjetur në një objekt të pabanuar në lagjen “Dardania” të Prizrenit, në gjendje të rënduar emocionale, por pa lëndime serioze fizike. Pas gjetjes, atij i është ofruar menjëherë ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa më pas është dorëzuar në duart e familjarëve të tij.

Zhdukja e tij ishte raportuar nga vëllai i tij, A.Ç, rreth 28-vjeçar, më 17 maj, pasi kishte humbur çdo kontakt me të në orët e hershme të mëngjesit. Lajmi kishte alarmuar familjen dhe rrethin e gjerë, ndërsa kërkimi kishte vazhduar me intensitet nga të afërmit dhe autoritetet.

Zyrtarët hetues kanë zhvilluar veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë, e cila ka urdhëruar procedurat për mbylljen e rastit si “person i gjetur”, pasi nuk janë konstatuar elemente të ndonjë vepre penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news