UBT ka forcuar edhe një herë pozitën e tij si institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë dhe një nga universitetet më të suksesshme në rajon, sipas rangimit prestigjioz Times Higher Education Impact Rankings 2026.
Ky vlerësim dëshmon përkushtimin e UBT-së ndaj ekselencës në arsim, shkencë, teknologji, inovacion dhe ndikimit në shoqëri. Një arritje e veçantë është vlerësimi i universitetit në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), duke reflektuar kontributin e tij në fusha kyçe si arsimi, kërkimi shkencor, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi ekonomik dhe përfshirja sociale.
Ky sukses e konsolidon më tej reputacionin ndërkombëtar të UBT-së dhe e pozicionon atë si një institucion me ndikim të gjerë në nivel rajonal dhe global.
Postimi i plotw:
Rangimet ndërkombëtare vazhdojnë ta pozicionojnë UBT-në si institucionin lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe si institucioni më i suksesshëm në rajon. Përmes ekselencës në arsim, shkencë, teknologji, inovacion dhe ndikimit në shoqëri, UBT ka forcuar edhe më tej reputacionin e tij global, gjë që është dëshmuar edhe në rangimet e fundit në Times Higher Education Impact Rankings 2026, një nga vlerësimet më prestigjioze në botë për universitetet. 🔝
Një tregues tjetër domethënës i këtij vlerësimi është fakti se UBT është vlerësuar në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke dëshmuar se ndikimi i tij shtrihet në një gamë të gjerë fushash – nga arsimi, shkenca dhe inovacioni, deri te mbrojtja e mjedisit, zhvillimi ekonomik dhe përfshirja sociale.
🔗 Lexo më shumë: https://www.ubt-uni.net/…/rangimi-prestigjioz-times…/
#çerekshekulliUBT



