Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Theth, ku disa turistë të huaj kanë shpëtuar pa lëndime pasi një gur i shkëputur nga shpati i malit ka rënë mbi automjetin e tyre.
Guri ka depërtuar në brendësi të veturës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Euronewsal, përcjell Klankosova.tv.
Pavarësisht goditjes së fuqishme, turistët kanë dalë nga automjeti pa pësuar lëndime.



