Arrestohet 20-vjeçari për rrahjen e të miturit në Pejë – dorëzon edhe armën që dyshohet se e përdori gjatë sulmitSinjali

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, më shumë se një javë pas një rasti të dhunës ndaj një të mituri në Pejë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Ermal Manaj, 20 vjeçari, i cili dyshohet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti kishte ndodhur më 8 korrik në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë, ku viktimë ishte një i mitur, T. Dobraj, 17 vjeçar.

Pas veprimeve hetimore, më 16 korrik, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Gjatë paraqitjes në Sektorin e Hetimeve, Ermal Manaj ka dorëzuar edhe një pistoletë metalike shkrepëse, për të cilën ka deklaruar se është arma që kishte përdorur gjatë incidentit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti mbetet nën hetim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news