Finale unike: FIFA do të shpërblejë fituesit e Kupës së Botës me unaza të veçanta

FIFA do t’u dhurojë unaza të Kampionatit Botëror fituesve të finales së të dielës mes Argjentinës dhe Spanjës, një ngjarje ku do të jetë i pranishëm edhe Donald Trump.

Unazat për fituesit janë një traditë në sportin amerikan; ato u dhurohen ekipeve që fitojnë “Super Bowl”-in në NFL, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.

Për kampionët e botës do të vihen në dispozicion tridhjetë unaza, ndërsa 1996 unaza të tjera do të dalin në shitje për tifozët. Në dizajnin e çdo unaze do të përfshihet një miniaturë e trofeut të Kampionatit Botëror, si dhe një mbishkrim i gdhendur në vetë unazën.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte deklaruar më herët se Trump do të merrte pjesë në finale, ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Latest news
Related news