Pas humbjes së hidhur, Neymar shijon superjahtin luksoz!
Pas humbjes së hidhur dhe eliminimit nga Kupa e Botës pas ndeshjes kundër Norvegjisë, ylli brazilian Neymar ka zgjedhur të pushojë në superjahtin e tij luksoz, me vlerë rreth 20.6 milionë euro.
Jahti është një simbol i jetës së tij ekstravagante, ndërsa vetëm mbushja e rezervuarit të karburantit kushton rreth 135 mijë euro.
Pavarësisht zhgënjimit në fushën e lojës, ai duket se po gjen qetësi, duke lënë pas përkohësisht emocionet e eliminimit.



