Sipas raportimeve të mediave franceze, Michael Olise dëshiron të transferohet te Real Madridi dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja e Francës.
Anësori francez mbetet i vendosur për t’u larguar nga Bayerni gjatë kësaj vere, ndërsa tani pritet që Real Madridi të vendosë nëse do të nisë negociatat pas përfundimit të Botërorit 2026.
Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Bayerni nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin dhe thuhet se do të kërkojë mbi 200 milionë euro për kartonin e tij./Klankosova.tv



