Manchester United ka identifikuar Ezri Konsan e Aston Villës si objektivin kryesor për të zëvendësuar Lisandro Martinezin, i cili po kërkohet nga Barcelona dhe Atletico Madridi.
Klubi anglez është i gatshëm të investojë për mbrojtësin 28-vjeçar, por Aston Villa kërkon mes 50 dhe 60 milionë funte për kartonin e tij.
Në garë për Konsan është futur edhe Arsenali, duke e bërë transferimin edhe më të vështirë. /Klankosova.tv



