Sot është bërë zbulimi i pllakës memoriale në nderim të dëshmorëve të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, në zonën e Bjeshkëve të Junikut.
Ceremonia përkujtimore u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, në bashkëpunim me Grupin “Shqiponjat e Arta”.
Pllaka memoriale u vendos në lokalitetin historik “Rrasa e Zogut”, në vendin e njohur si “Kufiri Shqiptaro-Shqiptar”, ndërsa financimi i saj është bërë nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMKMK).
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale,, familjarë të dëshmorëve, si dhe qytetarë, të cilët nderuan sakrificën e të rënëve për lirinë e atdheut./Klankosova.tv




