Estupnan pranë rikthimit në Premier League, Aston Villa afër marrëveshjes me Milanin

Pervis Estupinan është shumë pranë rikthimit në Premier League.

Mbrojtësi i majtë ekuadorian nuk arriti të përmbushë pritshmëritë te Milani, ku u transferua me shumë bujë, dhe tashmë duket se aventura e tij në Serie A po shkon drejt fundit.

Sipas raportimeve të fundit, Aston Villa ka intensifikuar bisedimet me klubin italian dhe palët nuk janë larg arritjes së një marrëveshjeje.

Diferenca mes ofertës së klubit anglez dhe kërkesës së Milanit është minimale, ndaj finalizimi i transferimit pritet të ndodhë brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme.

Për Estupinan, ky do të ishte një rikthim në futbollin anglez, pasi më parë ai ishte pjesë e Brightonit, ku la përshtypje mjaft të mira me paraqitjet e tij.

Tani, 27-vjeçari pritet të nisë një kapitull të ri në karrierë nën urdhrat e Aston Villas, që vazhdon të përforcohet për sezonin e ri.

Latest news
Related news