Franca goditet nga një stuhi e fuqishme, 2 të vdekur – 53 mijë familje pa energji

Dy persona humbën jetën dhe rreth 53,000 familje mbetën pa energji elektrike pasi stuhi të fuqishme përfshiu disa rajone të Francës gjatë natës, raportoi të premten Franceinfo.

Një grua humbi jetën nga rrëzimi i një peme në Saint-Victurnien, në departamentin Haute-Vienne, ndërsa një burrë u gjet i vdekur në Dolomieu, në departamentin Isere, pasi një punishte mori flakë si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Ndërprerjet e energjisë u përqendruan në rajonet Auvergne-Rhone-Alpes dhe Nouvelle-Aquitaine, ku përkatësisht rreth 25,000 dhe 20,000 konsumatorë mbetën pa energji të premten në mëngjes, raportoi transmetuesi lokal BFM TV, duke iu referuar operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, Enedis.

Stuhitë prekën disa departamente, përfshirë Loire, Isere, Haute-Savoie dhe Correze, duke sjellë erëra të forta, breshër të madh dhe shkarkesa të shumta rrufesh, sipas Franceinfo.

Latest news
Related news