Uka: I pritshëm veprimi i Speciales për refuzimin e dëshmive për krimet serbe në Kosovë (VIDEO)

Në një pjesë të emisionit “Kosova Today” u diskutua për çështjen se Gjykata Speciale ka pranuar dokumente si prova nga institucionet serbe kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ka refuzuar shumicën e dëshmive për krimet serbe në Kosovë, të paraqitura nga mbrojtja.

Lidhur me këtë çështje, gazetarja Elena Uka ka theksuar se një veprim i tillë ishte i pritshëm nga Specialja, pasi, sipas saj, kjo nuk është diçka e re.

Uka theksoi se gjatë gjithë procesit gjyqësor që po zhvillohet në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ka pasur veprime të tilla nga ana e Gjykatës në Hagë.

“Këto përkojnë me akuzat dhe rastet që kanë ndodhur në lokacionet që përmenden në aktakuzë, pra, në ato vende ku pretendohet se të akuzuarit kanë urdhëruar krime ndaj civilëve serbë dhe të tjerë. Aty ka pasur edhe raste të tjera, ku janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve nga forcat serbe, pikërisht ato janë refuzuar,” tha Uka.

“Megjithatë, kjo nuk është risi, sepse në Gjykatën Speciale janë ndaluar edhe avokatët mbrojtës të flasin për krimet serbe mbi shqiptarët. Nuk është përmendur as raporti i Dick Martyt. Ka pasur disa raste gjatë procesit ku vetë presidenti i asaj gjykate, zoti Smith, i ka ndaluar,” shtoi ajo. /Klankosova.tv

The post Uka: I pritshëm veprimi i Speciales për refuzimin e dëshmive për krimet serbe në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news