Urdhërohet rifillimi i numërimit të votave në Mitrovicë

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që të rifillojë numërimi i votave në këtë komunë.

“Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

The post Urdhërohet rifillimi i numërimit të votave në Mitrovicë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news