US Open futet në fazën e nxehtë

Grand Slami i fundit i sezonit të tenisit, ai që po zhvillohet në New York, Us Open ka hyrë në fazën e tij më të nxehtë.

Sot do të fillojnë ndeshjet çerekfinale në të dy konkurrencat.

Tek meshkujt, Carlos Alcaraz do të përballet me Jiri Lehecka me fillim prej orës 19:00, derisa në programin e natës, do të luhet sfida ndërmjet Taylor Fritz dhe Noval Djokovic prej 2:30 pas mesnate. Ndërsa Jannik Sinner vs Lorenzo Musetti dhe Auger-Aliassime vs  Alex De Minaur janë në programin e ditës së nesërme.

Tek femrat me fillim prej orës 17:30 luajnë Pegula vs Krejcikova, derisa pas mesnatës me fillim prej orës 1:00 luajnë Sabalenka vs Vondrousova. Teksa nesër zhvillohen dy çerekfinalet tjera, Swiatek vs Anisimova dhe Muchova vs Osaka.

The post US Open futet në fazën e nxehtë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news