Valon Behrami rikthehet te Watfordi si ndihmësdrejtor sportiv

Ish-mesfushori i Watfordit, Valon Behrami, është rikthyer në klub si ndihmës i drejtorit sportiv Gian Luca Nani.

40-vjeçari, i cili luajti 48 ndeshje në Premier League për “Hornets” midis korrikut 2015 dhe gushtit 2017, shprehu emocionin për rikthimin.

“Kur isha lojtar i Watfordit, ishte hera e parë që u ndjeva pjesë e një familjeje, më ka munguar kjo ndjesi,” tha Behrami.

Ai u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2022, dhe shtoi se dëshiron të ndërtojë lidhje më të forta mes stafit, lojtarëve dhe tifozëve.

I linduri në Mitrovicë, ka qenë një figurë kyçe për Zvicrën, me 83 paraqitje ndërkombëtare.

The post Valon Behrami rikthehet te Watfordi si ndihmësdrejtor sportiv appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news