Mesfushori u Real Madridit, Federico Valverde, ka thënë që ka ardhur koha që ky klub të fitojë tituj sërish.
Këto fjalë të uruguaianit erdhën pas sezonit të dështuar të Mbretërve vitin e kaluar, të cilët nuk arritën të marrin asnjë trofe.
“Është koha të fitojmë sërish trofe”, ka shkruar Valverde.
“Këtë sezon është koha të fitojmë trofe dhe t’i bëjmë madrilenët të lumtur përsëri”, ka thënë Valverde.
“Ne duam që tifozët të jenë krenarë për ne.”



