Thiago Almada është pranë largimit nga Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas gazetës AS, Flamengo ka nisur bisedime të avancuara për transferimin e Almadës, ndërsa Atletico kërkon 27 milionë euro për kartonin e tij.
Klubi brazilian tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me lojtarin, pasi Atletico i ka dhënë leje të negociojë me përfaqësuesit e tij, shkruan Goal.
Atletico e transferoi Almadën një vit më parë, pas një sezoni të shkëlqyer te Lyoni, duke paguar 20 milionë euro për 50% të të drejtave të tij.




