Dy gjirafa të vogla, të cilat ishin zhdukur që nga viti 2025, janë gjetur shëndoshë e mirë, njoftuan autoritetet.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Virginias bëri të ditur se të njëjtat, të cilat ishin të lidhur me Natural Bridge Zoo, janë lokalizuar dhe tashmë janë transferuar në një qendër profesionale të specializuar për kujdesin ndaj gjirafave, raporton People, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet nuk dhanë detaje se ku dhe si u gjetën gjirafat, duke theksuar se hetimi penal për këtë rast është ende në vazhdim.
Në vitin 2023, autoritetet shtetërore konfiskuan rreth 100 kafshë nga ky kopsht zoologjik, pas dyshimeve se ato mbaheshin në kushte të papërshtatshme higjienike, se kafshëve të sëmura u mohohej kujdesi veterinar dhe se në pronë u gjetën dhjetëra kufoma dhe pjesë trupash kafshësh.



