Ekskavatori i angazhuar nga Komuna e Prishtinës, e rrënoi shtëpinë e ndërtuar në rrugën A para më shumë se dy dekadave.
Pronarja këtë veprim po e cilëson si shkelje të të drejtave të saj nga autoritetet e kryeqytetit, duke akuzuar se nuk e informuan për 26 vjet, raporton Klan Kosova.
Kjo familje nuk është e vetmja që ka ankesë të tillë. Edhe banorët e tjerë thanë se inspektorati ka mundur t’iu ofrojnë mundësi tjera.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi duke thënë se ajo tokë është pronë publike dhe shtëpia është e ndërtuar pa leje.
Pronarja e shtëpisë, Shqipe Berisha-Maxhuni, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që familja përballet me rrezikun nga shembja e objektit.
Sipas saj, vitin e kaluar ata u detyruan ta braktisnin vendbanimin pas frikës se mund të shembej si pasojë e dëmtimeve.
Ndiqeni kronikën më poshtë për detaje:



