Barcelona merr lajm të hidhur, De Jong pëson dëmtim të rëndë

Barcelona ka konfirmuar një goditje të madhe për skuadrën, pasi Frenkie de Jong ka pësuar një çarje të ligamentit kolateral medial (MCL) në gjurin e djathtë.

Klubi katalanas njoftoi se mesfushori holandez do t’i nënshtrohet trajtimit dhe do të monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor, ndërsa rikthimi i tij do të varet nga ecuria e rehabilitimit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve të fundit në mediat e afërta të klubit kataluans, De Jong pritet të mungojë për disa muaj, duke i shkaktuar një problem të madh Barcelonës në fillim të sezonit të ri.

Latest news
Related news