Valverde në “orbitën” e gjigantit anglez

Manchester City është futur fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e Fede Valverdes.

Sipas mediave britanike, Guardiola e sheh mesfushorin uruguaian si pasardhësin perfekt të Bernardo Silvës, kontrata e të cilit skadon së shpejti.

​Tensionet e fundit në dhomat e zhveshjes në “Bernabeu”, veçanërisht konflikti me Aurelien Tchouameni, kanë shtyrë bordin e Madridit të konsiderojë shitjen e 27-vjeçarit për të ruajtur harmoninë në grup.

Thuhet poashtu se City është i gatshëm të ofrojë një shifër midis 80 dhe 100 milionë eurove për të mposhtur konkurrencën e Arsenalit dhe Chelseat të cilat poashtu janë të interesuara për uruguajanin.

Latest news
Related news