Van Dijk edhe sivjet te Liverpooli

Virgil van Dijk pritet të qëndrojë te Liverpooli edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit James Pearce, mbrojtësi holandez nuk është në planet për t’u larguar nga klubi, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij.

Trajneri i ri, Andoni Iraola, e konsideron kapitenin një pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe Liverpooli nuk ka ndërmend të shqyrtojë oferta për të.

Van Dijk ndodhet aktualisht me pushime dhe pritet t’i bashkohet ekipit sipas programit në nisje të fazës përgatitore.

Latest news
Related news