Vdes në QKUK grabitësi që u plagos në Veternik

Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare, grabitësi i cili u plagos paraditen e 17 marsit në Veternik.

Millosh Vukojeviq, nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar shefi i Intensivës Shaqir Uka.

“Po, është e vërtetë, pacientit që ju i referoheni nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve dhe para pak çastesh ka vdekur”, tha Uka për Klankosova.tv

 

The post Vdes në QKUK grabitësi që u plagos në Veternik appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news