Ka humbur jetën personi që u aksidentua më 11 tetor në Çagallavicë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, në këtë aksident ishin përfshirë një automjet dhe një motokultivator, ku si pasojë e përplasjes, një pasagjer i moto-kultivatorit pësoi lëndime të rënda dhe i njëjti vdiq të shtunën.
Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.
Ndërsa me vendim të prokurorit, në ditën e aksidentit ishte arrestuar ngasësi i automjetit dhe u dërgua në mbajtje.
Aksident trafiku në Çagllavicë, pasagjeri me lëndime të rënda po trajtohet në QKUK
The post Vdes personi që u aksidentua ditë më parë me motokultivator appeared first on Klan Kosova.

