19:37 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / Gj. Sh
KB Vëllaznimi ka arritur në finalen e Ligës Unike të Basketbollit.
Kuqezinjtë e Gjakovës, në ndeshjen gjysëmfinale arritën fitore ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat të ngushtë 76-75, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i dalluar i Vëllazënimit ishte Trey Anderson me 23 pikë të shënuara.
Në finale, Vëllaznimi e pret fituesin e ndeshjes Prishtina – Beslidhja.
Finalja e madhe zhvillohet ditën e enjëte./IndeksOnline/

