Sigal Prishtina është mposhtur në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet nga Vëllaznimi, në finalen e Ligës Unike me rezultat 91-88
Koha e rregullt e këtij super dueli përfundoi me rezultat të barabartë, 78-78, andaj për ta kuptuar ekipin që e ngre lartë trofeun, u nevojitën vazhdimet.
Pas 5 minutëshit shtesë, “Kuq e Zinjtë” festuan në folenë e “Plisave”, raporton Klankosova.tv.
Kryeqytetasit vazhdojnë të mos ta kenë këtë kompeticion mbarëkombëtar në vitrinën e tyre të pasur të trofeve.
Paraprakisht këtë ligë e kanë fituar tri skuadra tjera nga Kosova, Yllit, Peja dhe Trepça, kurse Vëllaznimi bëhet ekipi i katërt që e ngrit lartë kupën Unike, njofton Klankosova.tv.
Për gjakovarët ky trofe është i pari pas 29 vjetëve, që kur në vitin 1996 e fituan Kupën e Kosovës.
The post Vëllaznimi shkruan histori, fiton për herë të parë Ligën Unike appeared first on Klan Kosova.



