Imami i xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi, ka ngritur flamurin amerikan në oborrin e faltores për nder të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Me këtë veprim po e falënderojmë një mik të madh. Nga këtu themi: faleminderit Amerikë për mbështetjen e palëkundur”, ka deklaruar Maliqi, raporton Klan Kosova.



