Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Ramun të Pejës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se aksidenti ndodhi rreth orës 09:15 të së dielës.

“Sot rreth orës 09:15, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë vetaksident ishte e involvuar një veturë dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore”, thotë Rugova.

The post Vetaksident në Pejë, lëndohet një person appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news