Vetaksident në Prizren, raportohet për të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur gjatë orëve të hershme të së dielës në Prizren, konkretisht në rrugën “Adem Jashari”.

Bazuar në raportimin e një lexuesi të Klankosova.tv, si pasojë e vetaksidentit janë lënduar tre persona.

I njëjti thotë se iu ka dalë në ndihmë të lënduarve.

Ndryshe, Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë.

The post Vetaksident në Prizren, raportohet për të lënduar appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news