Vidhen kamerat e sigurisë në shkollën “Edith Durham” në Suharekë – I dyshuari kapet me provat në çantëSinjali

Gazeta Sinjali ka raportuar vazhdimisht për rastet e shumta të vjedhjeve që po ndodhin në vendin tonë, ku cak i hajnave po bëhen gjithçka – nga shtëpitë private, bizneset e deri te institucionet publike. Një ndër rastet e fundit është shënuar në një shkollë në komunën e Suharekës.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se një rast vjedhjeje dhe dëmtimi prone është zbuluar në shkollën “Edith Durham” në fshatin Muçisht të Suharekës, ku janë marrë pajisje të sistemit të sigurisë.

Lidhur me rastin, drejtori i shkollës, F.B, ka raportuar në Policinë e Kosovës se përmes kamerave të mbetura të sigurisë, më 14 maj 2025 ka vërejtur se më 11 maj 2025, rreth orës 18:30, një person ka hyrë në ambientet e shkollës dhe ka shkëputur katër kamera sigurie, duke i marrë me vete.

Siç mëson Sinjali, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion Dardan Mustafën, rreth 33-vjeçar, tek i cili gjatë kontrollit, në një çantë krahu të tij janë gjetur katër kamerat e shkollës si dhe dy orë rryme të kompanisë KEDS, të cilat për momentin nuk dihet saktësisht ku janë marrë.

Të gjitha pajisjet janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Vjedhje dhe Dëmtim prone”, dhe ai është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa Sinjali do të përcjellë çdo zhvillim të mëtejshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news