Ylli brazilian i futbollit, Vinicius Junior, ka tërhequr vëmendjen me ndryshimin në pamjen e tij pas një procedure estetike në mjekër.
Sipas mediave braziliane, sulmuesi i Real Madridit iu nënshtrua një procedure për harmonizimin e mjekrës në një klinikë në Goiânia të Brazilit, të realizuar nga dermatologu Dr. Alessandro Alarcao.
Procedura, sipas raportimeve, ka përdorur mbushës për të përmirësuar konturin e fytyrës dhe për t’i dhënë më shumë definim zonës së mjekrës.
Ndryshimi i pamjes së Vinicius Jr. është vënë re në disa fotografi të publikuara pas ndërhyrjes, përfshirë një postim në Instagram ku ai shfaqet së bashku me ish-partneren e tij, Virginia Fonseca.
Futbollisti brazilian ishte një nga figurat më të njohura të Brazilit gjatë Kupës së Botës, ndërsa tani ka marrë vëmendje edhe për ndryshimin në pamjen e tij jashtë fushës. /Klankosova.tv



