Mund të duket e pabesueshme, por një studim shkencor ka zbuluar se lopët nuk bëjnë thjesht “mu” pa kuptim, ato përdorin tinguj të veçantë për të komunikuar me njëra-tjetrën.
Hulumtuesit kanë zbuluar se lopët kanë zëra individualë, të ngjashëm me një “identitet vokal”, dhe se mund të dallojnë njëra-tjetrën përmes tingujve që prodhojnë.
Një studim i kryer nga studiues të University of Sydney analizoi sjelljen e lopëve dhe tregoi se ato përdorin thirrje të ndryshme në situata të ndryshme, për të mbajtur kontakt me tufën, për të shprehur emocion, eksitim apo shqetësim, transmeton Klankosova.tv.
Një tjetër hulumtim nga studiues të University of Nottingham dhe Queen Mary University of London zbuloi se lopët dhe viçat mund të njohin thirrjet e njëri-tjetrit. Nënat përdorin tinguj të ndryshëm kur janë pranë viçave dhe kur janë larg tyre.
Sipas shkencëtarëve, këto tinguj i ndihmojnë lopët të ruajnë lidhjet sociale brenda tufës dhe të komunikojnë nevojat apo gjendjen e tyre emocionale.
Pra, edhe pse lopët nuk “flasin” si njerëzit, ato kanë një mënyrë të tyre komunikimi dhe shkencëtarët po përpiqen ta kuptojnë më mirë këtë “gjuhë të lopëve”./Klankosova.tv



