Opinionisti Salih Rexhaj ka deklaruar se disa përfaqësues të minoriteteve jo-serbe kanë vendosur kushte për mbështetjen e tyre në proceset politike në vend.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Rexhaj tha se disa minoritete i kanë kërkuar Albin Kurtit që zgjedhja e presidentit të bëhet së bashku me çështje të tjera.
“Pasi i njoh minoritetet, disa kam studiuar me ta, disa i kam përkrahur minoritetet jo-serbe. Sa e di, disa ia kanë kushtëzuar Albin Kurtit: ose zgjedhe edhe presidentin në pako me të gjithë të tjerët, ose mos na komprometoni para votuesve tanë, sepse ne po ju premtojmë se kemi me i zgjedhur problemet tuaja. Por ne s’jemi në pozitë me zgjedhur asnjë problem, sepse qe dy vjet nuk po konstituohen institucionet”, tha Rexhaj.
Ndiqni deklaratën e plotë:



