“Virgjëria, faktor në përzgjedhjen e partnereve”, thotë Rexhepi (VIDEO)

Një deklaratë e influencerit Ylli Dreshaj për virgjërinë, ka trazuar rrjetin duke shkaktuar reagime të shumta.

Ai përkundër që ishte i martuar, ka shprehur dëshirën që e dashura e tij e ardhshme të jetë e virgjër, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Agon Rexhepi tha se virgjëria është një faktor goxha i rëndësishëm kur përzgjedhjet partnerja, por jo edhe partneri.

“Raporti i fesë e ka dhënë një farë pasqyrimi goxha faktual, sepse ka një evidencë të mendimeve të të rinjve, që virgjëria është një faktor goxha i rëndësishëm në përzgjedhjen e partnereve”, tha Rexhepi në Klan Kosova.

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Rita Behadini, tha se njerëzit duhet të edukohen mbi virgjërinë, ashtu siç bëjnë për fenë.

“Ne jemi shoqëri goxha patriarkale, kështu nuk habitem. Virgjëria është një konstrukt shoqëror që duhet të edukohesh shumë rreth saj, njësoj si feja”, tha Behadini.

Latest news
Related news