“Vita” në pritje të analizave, Spahija kërkon publikimin e rezultateve për të rifilluar me grumbullimin

Drejtuesit e fabrikës së qumështit Vita kanë mbajtur sot konferencë për media pas inspektimeve të kryera një ditë më parë, duke deklaruar se kompania po pret rezultatet laboratorike të mostrave të marra nga produkti “Vita 3.2”.

Drejtori Artan Spahija, tha se vendimi për pezullimin e përkohshëm të grumbullimit të qumështit është marrë nga vetë bordi i kompanisë dhe jo nga institucionet, ndërsa kërkoi që analizat të publikohen sa më shpejt.

Ai shtoi se “Vita” është e gatshme të rifillojë grumbullimin menjëherë pas përfundimit të tyre.

“Arsyeja  e vizitës të një grupi prej 15 aqpo 20 personave; fillimisht kanë ardhur si inspektorë, pastaj ka dalë se janë të ministrisë me një vendim, që me datë 2.7, ministri në detyrë, Armend Muja ka dhënë për një kontrollë urgjente për qumështoren Vita. Neve na ka ardhur vetëm kjo (dokument) nga këshilltarja e ministrit dhe jo nga dikush tjetër. Për fat të keq muj me thanë që ka pasë grup punues që nuk është marrë fare me neve, ka pasë të MINT dhe të AUVK dhe të gjithë këtë kanë fillu vizitë në fabrikë. Dua të ju njoftoj që vendimin për pezullimin s’e ka marrë as Ministria as AUVK, këtë e kemi marrë ne si bord, arsyeja ka qenë se janë marrë mostrat të qumështit Vita 3,2 me pretendimin të analizës. Ne iu bëjmë apel që sa më shpejt të jetë e mundur, të bëhen analizat, të publikohen dhe ne jemi të gatshëm që sot ose nesër të fillojmë me grumbullimin”, tha Spahija

Spahija njëherësh garantoi se produktet e kompanisë janë 100 për qind qumësht i Kosovës dhe nuk përmbajnë përbërës të tjerë.

Ai po ashtu tha se ekzistojnë analiza të mëhershme që dëshmojnë cilësinë e produkteve, por sipas tij ato nuk janë bërë publike, duke i bërë thirrje AVUK-ut të publikojë rezultatet dhe vendimin zyrtar.

Drejtori i kompanisë iu bëri apel fermerëve që të mos organizojnë protesta, duke theksuar se “Vita” është e gatshme të rifillojë menjëherë grumbullimin e qumështit sapo të konfirmohet zyrtarisht se produktet janë në rregull.

“Protestë. Kam thënë edhe dje në media, në si kompani funksionojmë sipas ligjit, jemi t’u prit. Ligji thotë 72 orë. Iu bëj thirrje që mos të dalin në protestë, nëse ata dalin sot publikisht me një vendim të kjartë, që qumështi që blehet nga fermat tona është i mirë, dhe ne t’i hapim dyert që sot, që nga ky moment”, tha Spahija. 

Drejtori Spahija: Ju garantojmë që Vita është 100% qumësht Kosove (VIDEO)

Nga ana tjetër, juristi i kompanisë, Lekë Sahatçiu, deklaroi se çdo produkt i Vitës është i sigurt për konsum, duke u bazuar në procesverbalin e inspektimit të djeshëm.

Sahatçiu: 50% e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te VITA, s’kemi asgjë për të fshehur

Ai shtoi se rreth 50 për qind e fermerëve të Kosovës bashkëpunojnë me këtë fabrikë dhe se sipas tij, ulja e përkohshme e kapaciteteve të grumbullimit ishte raportuar paraprakisht në AVUK për shkak të sasive të mëdha të qumështit që kompania ka në stok.

“Vizita e djeshme e ka konfirmu edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme për industrinë tonë të qumështit, posaçërisht për qumështoren VITA. E ka vërtetu faktin që ne u kemi dërgu pikave tona grumbulluese, jo fermerëve, t’u e marrë parasysh situatën e rëndë në të cilën ndodhet industria e qumështit në Kosovë, i kemi lajmëruar dhe u kemi thënë që për shkak të gjendjes sonë nuk mundemi me u furnizu prej pikave grumbulluese në sasinë që jemi furnizu, por duhet ta ulim në 50 për qind kapacitetin, për shkak se gjendja e stokut ka dalë jashtë kontrollit dhe janë mbi dy milionë litra që janë duke ndenjur në stok. Ky është proces shumë normal kotraktual”.

 

Latest news
Related news