Me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, sot festohet Fitër Bajrami.
Si çdo qytet që i ka zakonet e veta në mënyrën se si e presin këtë ditë, një të tillë e ka edhe Peja, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari korrespodent i emisionit “Ora Shtatë”, Valdrin Daci tregoi disa nga traditat e qytetarëve pejanë për festën e Bajramit.
“Fillimisht, burrat nisen në mëngjesin e hershëm drejt xhamive të qytetit për të falur namazin e Bajramit, ndërsa në atë kohë, gratë zgjohen herët dhe i lajnë oborret e tyre dhe pasi kryhet falja e namazit të Bajramit, në shumicën e rasteve, burrat i drejtohen varrezave të qytetit për t’i vizituar më të dashurit e tyre të ndjerë”, tha Daci.
“Më pas ata kthehen tek familjet e tyre për të bërë Bajram dhe për të ngrënë saballëk. Të njëjtit iu drejtohen familjarëve, e nga mesdita do kthehen në shtëpi për të ngrënë drekën e Bajramit. Vlen të theksohet po ashtu që fëmijët e zbukurojnë këtë festë. Ata dalin për të trokitur në dyert e fqinjëve të tyre dhe për të mbledhur më shumë bombone”, tha gazetari në Klan Kosova.



