Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumenteSinjali

Pasiguria në parkun më të frekuentuar të Prishtinës po rritet.

Sot rreth orës 11:00, Prokuroria është njoftuar për një rast vjedhjeje që ka ndodhur mbi pishinën e Gërmisë, afër restorantit “SunHouse” në rrugën “Sabit Vllahiu”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, V. I. kishte parkuar veturën e saj rreth orës 09:00 dhe kishte dalë për ecje. Në veturë, në dollapin e përparmë, kishte lënë kuletën me dokumentet personale, rreth 200 euro para të gatshme, të cilat i janë marrë nga hajni.

Rreth një orë më vonë, kur ishte kthyer, ka parë që xhami i pasëm i veturës ishte thyer dhe kuleta mungonte. Policia është lajmëruar menjëherë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë konstatuar gjurmët e vjedhjes.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, thyerja e veturës ishte parë nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë përshkruar si një veprim të shpejtë të personave ende të paidentifikuar. Pas njoftimit të policisë, është kontaktuar edhe njësia e krimteknikës për dokumentimin dhe fotografimin e dëmeve.

Më pas, viktima është shoqëruar në stacionin policor për të dhënë deklaratë dhe rasti është iniciuar si “Vjedhje e Rëndë”, me udhëzim të personave kompetent.

Kjo ngjarje nënvizon nevojën urgjente për rritjen e pranisë policore dhe sistemit të monitorimit në parkun e Gërmisë, ku siguria e qytetarëve po cenohet gjithnjë e më shumë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news