Vjedhjet e targave në Kosovë po dalin jashtë kontrollit, qytetarët në alarm, autoritetet në hallSinjali

Vjedhja e targave të veturave është shndërruar në një dukuri serioze dhe shqetësuese në të gjitha qytetet e Kosovës, me përqendrim të veçantë në zonat urbane si Prishtina, Prizreni, Peja e Ferizaj.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar disa raste të vjedhjes së targave në pika të ndryshme të vendit.

Një rast i tillë i ndodhi edhe mbrëmë një qytetari nga fshati Gllarevë të Klinës, i cili raportoi vjedhjen e targave nga dy automjete të tij.

Por ky nuk është rast i izoluar.

Burime nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve tregojnë për Sinjalin se çdo ditë qytetarët paraqiten për të riaplikuar për targa të reja, pas raportimeve të vjedhjes.

Numri i aplikimeve ka shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar një problem serioz të sigurisë.

Përveç dëmit material që kjo u shkakton qytetarëve – pasi obligohen të paguajnë për targa të reja – fenomeni përbën një rrezik të madh për rendin publik. Shumë nga targat e vjedhura, sipas burimeve të Sinjalit nga Policia, po përdoren për të kryer vjedhje, mashtrime dhe aktivitete kriminale në Kosovë dhe në Shqipëri.

“Është fakt shqetësues. Targat e vjedhura po përdoren për t’i kamufluar veturat gjatë kryerjes së veprave penale, si vjedhje të armatosura apo grabitje,” tha një burim nga Policia e Kosovës, duke kërkuar të mbetet anonim.

Autoritetet policore kanë intensifikuar patrullimet, sidomos në zonat ku janë raportuar raste të shpeshta, por parandalimi i këtij fenomeni mbetet sfidues.

Sinjali po vazhdon të ndjekë këtë temë dhe do t’ju sjellë në vijim edhe storje konkrete të rasteve ku targat e vjedhura janë përdorur në aktivitete kriminale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news